Rama zhduk nga Tirana, Veliajn, Ballën dhe Manastirliun
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ishte parlajmëruar, ka zëvendësuar drejtuesit politik të Qarkut të Tiranës.
Ai ka hequr jo vetëm Erion Veliajn, që tashmë është armik i partisë, por edhe Taulant Ballën dhe Ogerta Manastirliun.
Këtë të fundit, me gjasë e ka hequr përr shkak të hetimeve të SPAK ndaj saj.
Largimi i Ballës ndërkohë, duket i habitshëm.
Ndërkohë, në vend të tyre Rama ka vendosur si drejtues të Tiranës, Albana Koçiun dhe Ervin Demon.
Të dy këta janë përmendur si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe.
Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark.