16 Nëntor, 2026

“Rama e mori me shpulla Erion Braçen” – Gazetari: Sharjet për Elisën lebetitën Gardën!

 “Rama e mori me shpulla Erion Braçen” – Gazetari: Sharjet për Elisën lebetitën Gardën!

Gazetari Erjon Murataj thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë me shpulla Erion Braçen, pas kritikave dhe kundërshtive të këtij të fundit, për reformën territoriale.

Sipas tij, natën që është kryer votimi për reformën territoriale, Rama ka marrë më vete në dy dhoma të ndryshme Braçen dhe Elisa Spiropalin, që ishin shprehur kundër kësaj reforme.

Gazetari thotë se sharjet e Ramës ndaj Spiropalit dhe shpullat ndaj Braçes, kanë lebetitur Gardën.

“Erion Braçe është futur në një zyrë, e ka marrë me shpulla Edi Rama.

E kam nga burime të brendshme nga Garda.

Për të mos folur për sharjet e tmerrshme”, tha ai.

I pyetur nëse me rrahje e kishte metaforikisht, apo ka ndodhur vërtet fizikisht, gazetari këmbënguli se Rama e ka rrahur Braçen fizikisht.

“Unë s’flas me metafora.

Po të them që ka ngrënë shpulla.

Ai një dhe sharjet ndaj Elisa Spiropalit në dhomat e Kuvendit të Shqipërisë, kanë lebetitur gjithë Gardën e Republikës atë natë.

Kur është bërë votimi për reformën territoriale”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *