5 Qershor, 2026

Rama po iu ofron shqiptarëve modelin ekonomik të kamarierit dhe pastruesit të halesë

 Rama po iu ofron shqiptarëve modelin ekonomik të kamarierit dhe pastruesit të halesë

I hodha një sy komenteve te Facebook i Ramës. Konkluzionet:

1.Maxhoranca e 83 mandateve është bërë maxhoranca e zero mandateve.

2.Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm në mënyrë maksimale për problemin e pabarazisë. Shqiptarët po pyesin ku ne vetë do të bëjmë pushime dhe jo ku Ivanka Trump ecën zbathur.

3.Vlonjatët po pyesin pse energjitë shpenzohen në hotele me pesë yje kur në Vlorë nuk ka ujë.

4.Shqiptarët po refuzojnë modelin ekonomik të kamerierit dhe pastruesit të halesë që i ofron Rama (me paralajmërimin që nëse nuk u pëlqen, mundet të emigrojnë ndërsa ai i zëvendëson me njerëz edhe më të varfër nga lindja).

5.Sistemi i censurës së komenteve duket se ka falimentuar përballë ortekut të kritikave.

6.Sistemi i patronazhistëve ose ka kaluar në minorancë nga maxhoranca e kritikave, ose patronazhistët po nuhasin disfatën. (Gjergj Erebara)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *