Rama në rrugën e Berishës, provokon protestuesit me një antimiting në Vlorë
Ndërkohë që mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar projektin e Zvërnecit, Edi Rama njofton organizimin e një takimi të madh festiv në Vlorë ditën e premte, ora 18:00.
Posteri i takimit qarkullon në rrjetet sociale ndërsa takimi që njoftohet si festiv për 35 vjetorin e PS, ngjan më shumë një antimiting për të treguar mbështetjen e tij sidomos në Vlorë ku edhe po kontestohet projekti turistik.
Natyrisht që për takimin ka një mobilizim të gjerë nga strukturat e PS dhe administrata për të mbushur Sheshin e Flamurit. Pritet që Edi Rama ta shndërrojë këtë takim në një manifest kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm, sic thotë ai, të projektit turistik që lidhet me vajzën e presidentit të SHBA.