Rama kërkon përjashtimin nga PS, për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste të hidhet në votim.
Rama ka kërkuar që çështja e Spiropalit të kalojë në votim, ndërsa ka komentuar edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë thënë Rama për Veliajn.
Pas kerkeses për Elisa Spiropalin, kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e PS edhe përjashtimin e avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndrecës. Ky i fundit nuk është në mbledhje.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të Asamblesë dhe nëse kërkesa e Ramës do të marrë mbështetjen e nevojshme në votim.
Zhvillimet vijnë në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ku pritet të diskutohen edhe çështje që lidhen me organizimin dhe zhvillimet e brendshme të partisë.