16 Nëntor, 2026

Ish-drejtuesi i Policisë: Jo SPAK, por as drejtësia amerikane të ishte nuk mund t’i bëjë gjë Ramës

 Ish-drejtuesi i Policisë: Jo SPAK, por as drejtësia amerikane të ishte nuk mund t’i bëjë gjë Ramës

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka shpjeguar pse SPAK nuk mund t’i bëjë gjë dot Edi Ramës.

“Jo SPAK, por edhe sikur drejtësia amerikane të ishte këtu, nuk mund t’i bëjë gjë dot Edi Ramës.

Ai ka shumë pushtet dhe është e vështirë të goditet.

SPAK e provoi me zv.kryeministren (Belinda Ballukun) dhe pa se Partia Socialiste ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Në rastin e saj, u ngrit gjithë PS dhe e mbrojtën Belinda Ballukun, edhe pse ka 14 apo 15 akuza”, tha ai, duke lënë të kuptohet se kur SPAK nuk godet dot Ballukun, imagjino Edi Ramën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *