Rama emëron zv.ministër për Ekonominë një… shahist
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar më 16 shtator, ka miratuar disa vendime për emërime në administratën publike.
Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Keputa është shahist.
Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Shahut.
Më herët Keputa ka punuar si analist politik pranë OSCE/ODIHR.
Se çfarë e lidh atë me ekonominë, veç Rama mund ta shpjegojë.