Pse Irani nuk mund ta sulmojë Shqipërinë?
Ambasada amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar dje për sulme të mundshme iraniane në Shqipëri.
Njoftimi i saj, i referohej kryesisht sulmeve ndaj qytetarëve amerikane që jetojnë në Shqipëri.
Qeveria shqiptare ndërkohë, mohon të ketë ndonjë informacion serioz, se mund të ketë sulme iraniane në vend.
Po sa reale është mundësia e sulmeve iraniane në Shqipëri?
Për momentin, ky është një skenar gati i pamundur.
Dhe kjo, për arsyen e vetme se Shqipëria është pjesë e NATO-s.
Nëse Irani do të godiste Shqipërinë, atëhere automatikisht do të ishte në luftë edhe me NATO-n.
Dhe në këto momente, Irani nuk do të donte të tërhiqte në luftë edhe vendet e NATO-së, pasi boll të vështirë e ka situatën edhe kështu, duke luftuar me Amerikën dhe Izraelin.
Kujtojmë që NATO është treguar e matur në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe pavarësisht thirrjeve të Trump, për t’u përfshirë, ka qendruar larg luftës.
Dhe Irani, natyrisht nuk ka interes të përfshijë dhe NATO-n në këtë luftë.
Ndaj dhe Shqipëria, në këtë pikë, mund të qendrojë e qetë.
Të paktën për sulme masive, sepse aktet terroriste të izoluara pastaj, është vështirë të parashikohen.
Aq më tepër, që Irani do të distancohej nga ato.