4 Nëntor, 2026

Provokimi grek në Gjirokastër, shteti shqiptar hesht

 Provokimi grek në Gjirokastër, shteti shqiptar hesht

Nga Marin Mema

Ja edhe Fredi Beleri, që duhet të hetohet për Masakrën e Peshkëpisë, ku mbetën të vrarë oficeri Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, zbret dhe nderon e përkujton Kacifasin (terroristin grek të vrarë në Gjirokastër)!

Ndërkohë, në krah gjatë ceremonisë, dallohen edhe flamujt e fantazmës së “Vorio Epirit”.

Autoritetet heshtin, ndërsa Beleri dhe të tjerë, të fshehur nën petkun e festës së “Jo-së”, nderojnë dhe reklamojnë ekstremizmin!

Një dosje ende pret në Gjykatën Kushtetuese, një dosje e depozituar në mars!

Përse Masakra e Peshkëpisë nuk çohet deri në fund!?

Si mund të shkelet në këtë formë mbi gjakun e Dëshmorëve Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini!?

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *