Migena, një nga ato gra që i japin jetë qytetit të Përmetit
Në zemër të Përmetit, Migena e nis ditën herët, mes tavave të byrekut, aromës së sapodalë nga furra dhe dashurisë për punën që bën!
Byrek me gjizë, lakra, presh, domate dhe mesniku tradicional përmetar!
Por historia e Migenës është më shumë se një byrektore.
Është historia e një gruaje punëtore që ka ngritur biznesin e saj dhe pret me buzëqeshje vendas e turistë nga e gjithë bota.
Lorena dhe Eda nga Dritare TV na njohin me Migenën, një nga ato gra që i japin jetë qytetit të trëndafilave!