Prodhonte 200 ton rrush në vit në kohën e komunizmit, tani në fshatin e njohur në Përmet zhduken vreshtat
Piskova e Përmetit, dikur ka qenë një ndër fshatrat më të njohur për prodhimin e rrushit.
Por tashmë ata pak fshatarë që kanë mbetur në Piskovë po braktisin vreshtarinë, dikur e njohur në gjithë rrethin.
Çmimi i ulët i rrushit, mungesa e tregut, stoku i verës dhe rakisë, si edhe subvencionet e pakta, e kanë detyruar ate dhe te tjeret të heqin dorë nga kjo kulturë.
Një prej fshatarëve thotë se per shkak te kostos se lartë te prodhimit, u detyrua të presë të gjitha hardhitë.
Deri ne vitet ‘90 vreshtat me rrush zinin 80% të territorit të Piskovës, me prodhim vjetor rreth 200 tonë.
Sot, kjo traditë po shuhet, ndërsa mungesa e subvencioneve po i çon fermeret drejt falimentimit.