21 Maj, 2026

AMP në aksion në jug të vendit, priten arrestime të disa efektivëve të policisë

 AMP në aksion në jug të vendit, priten arrestime të disa efektivëve të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të premte ka zhvilluar një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërtimet pa leje të kryera në jug të vendit.

Mësohet se në fokus të hetimeve të AMP-së janë efektivë policie, të cilët dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare.

Raportohet se priten arrestime të disa efektivëve dhe masa të tjera procedurale ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosndalimin e ndërtimeve pa leje.

Pritet edhe një reagim nga vetë AMP-ja në lidhje me këtë aksion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *