Prapaskenat: Tërmet Peçi sebepi, por hallin e ka Mirela Kumbaro
Lajmi se Edi Rama ia mblodhi në mbledhjen e asamblesë së qarkut Tërmet Peçit u përhap me shpejtësi nga llafazanët e provincës. Por mediokriteti dhe naiviteti i tyre nuk shkon dot më lart se liqeni i Viroit ndaj kush ka tru dhe nuhatje e kuptoi që në fillim.
A mundet të niset Edi Rama nga Jerevani i Armenisë një ditë më parë e të përfundojë ditën tjetër në Gjirokastër vetëm e vetëm të bëjë sherr me deputetin e tij Tërmet Peçi? Po a ka njeri që mund ti hajë këto përveç servilëve të Flamur Golemit?
Tabloja është e qartë, Mirela Kumbaro u thirr 4 orë në SPAK në mes të ditës. U thirr e u degjenerua publikisht dhe siç kuptohet nga akuzat e rënda për korrupsion, po i vjen radha të shkojë në bankën e të akuzuarve.
Mirela Kumbaro u bë xheloze për mbrojtjen që Edi Rama i bëri publikisht Belinda Ballukut dhe në ditët e saj më të zeza ia kërkoi këtë favor vetë Ramës.
Dhe Rama nuk përtoi, shkoi në Gjirokastër bëri sikur sulmoi Tërmet Peçin por këmbanat ranë për Tiranën. Tirana e di që Mirela është konkubina e Ramës por deri në shtator.
Në shtator fillon hetimi pasuror i Mirela Kumbaros dhe do të shohim se sa larg ka shkuar korrupsioni i saj. Edhe Rama vetë nuk do ta besojë!