Kaosi në Bënjë, Policia çon për ndjekje penale 60-vjeçarin nga Përmeti: Iu merrte lekë shoferëve për parkim
Bënja është kthyer në krenarinë e Përmetit dhe destinacionin kryesor të turizmit.
Por së fundmi, parkimi për në Bënjë është kthyer në një kaos të madh.
Kjo, pasi Bashkia nuk ka menduar se ku do të parkojnë turistët e shumtë që vijnë.
Policia ndërkohë, bën me dije se ka çuar për ndjekje një 60-vjeçar që jeton në Përmet, pasi iu merrte lekë shoferëve të makinave që parkonin në një tokë që nuk i përkiste atij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi F. S., 60 vjeç, banues në Përmet, dyshohet se shfrytëzonte një sipërfaqe toke, në zonë të mbrojtur në fshatin Bënjë, për parkim automjetesh, kundrejt pagesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.