Poshtërimi i tmerrshëm publik i Robert Ndrenikës, nga Erion Veliaj
Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në gjykatë, për të marrë pjesë në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado.
Kjo, pasi padisë që ka bërë vetë Veliaj ndaj prokurorit Dado, me pretendimin se emërimi i tij ka qenë i jashtëligjshëm.
Në gjyq, ai kishte ftuar të ishte prezent, edhe aktorin e madh Robert Ndrenika, që e puthi në ballë dhe deklaroi se ishte gati të bënte burgun në vend të tij.
Tani Ndrenika, është në moshë të thyer dhe vështirë t’i kërkosh llogari për veprimet e tij.
Ajo që është e ndyrë në këtë histori, është poshtërimi publik që po i bën Veliaj, aktorit të madh.
Ai kërkon të tregojë se ka mbështetje publike dhe është i pafajshëm.
Po edhe se e duan shumë, madje vetë Robert Ndrenika!
E vërteta është se Veliaj ka bërë gjithmonë shou, duke i përdorur njerëzit.
Ashtu siç po bën me të madhin Ndrenika.
Nëse do të ishte burrë, Veliaj duhej të përballej vetë me prokurorët e tij, jot ë sajonte skena të tilla të shëmtuara, të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të tij.
Sa për Ndrenikën, ai mbetet një aktor i madh, që çfarë kishte për të dhënë, e dha.
Nuk ka pse të keqpërdoret tani në pleqëri, për hallet e Erion Veliajt. (Thuaje.al)