9 Tetor, 2026

Policia nis hetimet ndaj vëllait të Igli Tares, pasi kërcënoi gazetarin

 Policia nis hetimet ndaj vëllait të Igli Tares, pasi kërcënoi gazetarin

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj vëllait të Igli Tares, Agron Tare, për kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi nisi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. T., 37 vjeç, me profesion gazetar, i cili ka kallëzuar se, pas daljes nga një studio televizive, ku kishte bërë deklarata lidhur me shtetasin I. T. dhe vëllain e tij, shtetasin A. T., ky i fundit e kishte kontaktuar në telefon dhe i kishte dërguar një mesazh, duke e ofenduar dhe duke i kërkuar të takoheshin.

Në lidhje me kallëzimin, është shoqëruar shtetasi A. T., i cili ka deklaruar se e kishte kontaktuar kallëzuesin për t’i kërkuar sqarime lidhur me deklaratat e bëra prej tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe çdo qytetari, si dhe për trajtimin me paanshmëri dhe në përputhje me ligjin të çdo kallëzimi të adresuar nga gazetarët dhe qytetarët.

“O motër q***” – Vëllai i Igli Tares kërcënon gazetarin: Qenke gangëster ti, ku je se vi tani unë o ku*** mashkull

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *