“O motër q***” – Vëllai i Igli Tares kërcënon gazetarin: Qenke gangëster ti, ku je se vi tani unë o ku*** mashkull
Gaztari Almer Toska thotë se është kërcënuar nga vëllai i Igli Tares, pas një interviste të dhënë në News 2.
Denoncimi i Toskës
Sapo dola nga emisioni “Minuta e Parë” me Ola Brukon në News24. Menjëherë pas përfundimit të emisionit, mora një telefonatë nga Agron Tare, vëllai i Igli Tares.
Ajo që ndodhi më pas është shumë serioze. Gjatë telefonatës, ai insistonte të më takonte dhe, sipas komunikimit që pata me të, ndaj meje u përdorën kërcënime për jetën, presion dhe dhunë e rëndë verbale. U përdorën edhe ofendime të rënda ndaj meje si gazetar.
Dhe pyetja është e thjeshtë: Pse kërcënohet një gazetar? Sepse foli. Sepse tha ato që mendon se janë të vërteta. Sepse bëri detyrën e tij.
Kjo nuk është më thjesht një përplasje me një gazetar. Kur një gazetar kërcënohet për jetën për shkak të asaj që thotë në një studio televizive, preket një e drejtë shumë më e madhe se e drejta ime personale: e drejta për të folur, për të pyetur dhe për të raportuar.
Unë nuk kam dalë në televizion për të ofenduar askënd. Kam dalë për të thënë atë që kam deklaruar dhe për të bërë detyrën time. Nëse dikush mendon se kam gabuar, le të përgjigjet me fakte, dokumente dhe argumente. Jo me kërcënime për jetën.
Një pjesë e komunikimeve i kam të dokumentuara në WhatsApp dhe do t’i publikoj më poshtë. Secili mund t’i lexojë dhe të shohë vetë gjuhën që është përdorur ndaj meje.
Sot jam unë. Nesër mund të jetë një gazetar tjetër. Prandaj kjo nuk duhet të kalojë në heshtje.
Nëse një gazetar duhet të mendohet dy herë para se të thotë të vërtetën nga frika se mos kërcënohet për jetën, atëherë pyetja nuk është më vetëm “çfarë tha gazetari?”. Pyetja është:
Në çfarë vendi po jetojmë, nëse të thuash atë që mendon se është e vërtetë mund të të vërë në rrezik?
Unë nuk do të hesht. Dhe nuk do të tërhiqem përballë intimidimit.


