“Po mua gjete të më pyesësh” – Tërmet Peçin e pyesin për Veliajn: E di i madhi atë punë
Erion Veliaj dhe Belinda Balluku kanë qenë dy personazhet e javës në politikën shqiptare.
I pari, për shkak se Rama e shpalli armik të partisë, që financon protestat për rrëzimin e tij nga pushteti, dhe e dyta, për shkak se SPAK i mbylli dosjen dhe i komunikoi akuzat.
Lidhur me këto zhvillime, gazetarët e “Piranjave” kanë pyetur deputetët socialistë, se çfarë mendimi kanë.
Një prej tyre ishte dhe Tërmet Peçi.
“Po mua e gjete të më pyesësh?
E di i madhi atë punë”, tha Peçi duke qeshur, në përgjigjie të gazetarit, se çfarë mendonte për akuzat e Ramës ndaj Veliajt.