5 Nëntor, 2026

Dy emisione tek Duma (debati i një studenti me Ylli Manjanin dhe Grida përballë 6 burrave)

 Dy emisione tek Duma (debati i një studenti me Ylli Manjanin dhe Grida përballë 6 burrave)

Nga Rob Kore

1-Cfare dallohet qarte tek nje debat i  Ylli Manjanit dhe nje studenti.

Ylli Manjani ka qene minister i drejtesise, ka bere shkolle te larte, ka dale me mijera here ne studio televizive, pra ka eksperience perpara kamerave.

Per sa me siper do duhej te shihnim nje njeri te ekuilibruar dhe te na thoshte gjera me vlere ne nje studio tv.

Perkundrazi.

Gjate  debatit me nje student ai kishte fytyren e nje vrasesi, sy te egersuar, i mbushur plot anger.

Ai nuk flet, ai vetem bertet, sepse sipas mentalitetit te tij, te ngresh zerin kujton se fiton debatin.

Mburr veten e tij (se kush ka qene) pa qene i besueshem tek publiku.

As nuk degjon se cfare thote personi perballe, studenti, e nderpret ate duke e sulmuar, jo me argumenta, por mundohet ta uli me shprehje dhe gjestikulacione qe duan te thone: ku merrni vesh ju.

Ndersa studenti ishte i qete, nuk ngriti kurre zerin, degjonte para se te fliste dhe kur pergjigjej fliste me argumenta bindese.

Fliste shkurt dhe drejt e ne teme( angl: to the point).

Ai student me dha pershtypjen e nje perendimori, i cili ka bere seminare se si te jesh nje degjues i mire, si perdoret gjuha e trupit dhe si fiton aresyeja  mbi emocionin nepermjet intonacionit te zerit.

Ne te gjitha vleresimet duke filluar nga gjuha e trupit, zeri, llogjika dhe argumenti, studenti e fitoi debatin 10 me 0.

U kenaqa kur degjoja studentin, sepse vura re diferencen e madhe te brezit te komunizmit( nga nje ish minister) me brezin e lindur ne liri(studentet).

2-Ne nje emision tjeter.

Grida e veshur dhe pispillosur sikur do shkonte ne Buckingham Palace, e ngjyer ( lexo: e zhgrryer) me kremra e buzekuq te forte, rrinte perballe 6 burrave qe diskutonin te gjitha variantet dhe teorite konspirative pse Rama e degdisi Veliajn ne Fier.

Nje djale i ri pro-qeverise po thoshte se Veliaj preku fundin dhe tashme do filloje ngritja.

Ai biles parashikoi se per 7 vjet burgu i Veliajt do kthehet ne dicka pozitive per Veliajn dhe ai do shihet si nje lider qe ka bere burg. Njerezit do e meshirojne Veliajn dhe do fillojne ta simpatizojne.

Ky djale pro-qeverise ka mundesi ishte “profet” me pagese.

Nuk durova me shume te degjoja biseda  kafenesh ne nje studio televizive dhe nderrova stacion.

Ne nje kohe qe vendi ndodhet ne nje udhekryq historik, ne emisionet me shikueshmeri te larte degjon njerez medioker te cilet ose merren me thashetheme ose ulerasin ne kupe te qiellit duke share e duke shpifur per njeri tjetrin.

Nderkohe bera nje krahasim me emisionet amerikane.

Njerezit qe merren ne interviste jane njerez te specializuar per temen qe diskutohet.

Psh nqse diskutohet nje ceshtje e drejtesise cdo moderator merr ne interviste per te sqaruar publikun nje profesor jurisprudence nga universitetet me te mira.

Kur diskutohet nje lufte, merret nje gjeneral.

Kur diskutohet nje krim merret nje njeri i specializuar ne kriminalistike.

Kur diskutohet nje teme mjeksore merret nje mjek me eksperience etj me rradhe.

Ne politiken amerikane, institute apo agjensi te specializuara, cdo muaj nxjerrin statistika per te gjitha ceshtjet e brendshme apo te jashtme, mbi bazen e te cilave zhvillohen dhe debatet televizive.

Presidenti i shtetit me ekonomine me te madhe ne bote flet non stop per ekonomine, per statistika te ekonomise, per masat qe merren per rritjen e saj, per cmimet, per hapjen e vendeve te reja te punes per cdo muaj gjate gjithe vitit.

Ndersa kryeministri i Shqiperise ka vite qe nuk ben punen e km, por ben avokatin e hajduteve te rilindjes, ose punon ne prapaskene si te fusi ne burg kundershtaret e tij politike.

E nderkohe neper TëVërat tona, gazetaret marrin neper intervista per gjeopolitiken boterore, ose njerez te tokes se sheshte, ose konspiracioniste kafenesh.

Askush nuk thote nje fjale cfare pune ben praktikisht kryeministri dhe ku ndodhet ekonomia shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *