Për “dhunën” që ka shokuar Ramën dhe shërbëtorët e tij mediatik
Prej disa ditësh, mediat dhe analistët pranë Qeverisë, janë duke bombarduar publikun me lajme për aktet e dhunës në protestat që kanë nisur një muaj e ca më herët.
Ai që e nisi kushtrimin për dhunën, ishte natyrisht Edi Rama, dhe më pas me radhë Taulant Balla, Erion Braçe etj.
Të njëjtët njerëz që çuan para Kryeministrisë protestuesit të përlesheshin me policët, me hunj, leva, pllaka etj etj.
Dhe që sot, edhe pse kanë pushtetin, nuk kanë çuar provat për asnjë prej atyre që vranë 4 protestuesit e 21 janarit.
Madje një prej gardistëve që qëllonte ndaj protestuesve, sot e kanë deputet të Partisë Socialiste.
Por për çfarë dhune flasin Rama dhe taborri i tij politico-mediatik?
Kanë qëlluar me vezë makinat e deputetëve.
Sulmuan dhe një makinë policie.
Thyen dhe ca xhama në një Komisariat policie.
Nëse kjo është dhunë, atëhere çfarë i bie se kanë bërë këta socialistët më 21 janar?
Por edhe nëse do ta quajmë dhunë, si duhet të sillesh me këta deputetë dhe Qeveri, që e trajton pronën publike si plaçkë personale dhe ua falin herë oligarkëve e herë dhëndrit të Trump, thjesht për të qendruar në pushtet?
Kjo është thjesht përkëdhelje, për një Qeveri thellësisht të korruptuar, që ka vjedhur dhe shkatërruar zonat më të mira në vend, duke ua falur oligarkëve dhe krimit të organizuar, që pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri.
Minimumi duhen hedhur në koshin e plehrave! (Thuaje.al)