Kampi ushtarak që ka ngritur Greqia në kufi me Konispolin, për të marrë “Vorio Epirin”
Nga Arben Llalla, historian
Greqia prej vitesh stërvit ushtrinë e saj të përbërë nga grekë dhe minoritar grekë shtetas të Shqipërisë.
Një nga kampet e stërvitjes është në Gumenicë afër kufirit greko-shqiptar të Konispolit. Disa nga ushtarët paraushtrak janë minoritarët një familje, pra tre vëllezër, Anesti, Pirro, Odhisea Panajoti, djemtë e Kostaqit dhe Marinës nga Shendre e Sarandës.
Këta tre vëllezër janë nën komandën e oficerit-komando grek Jani Vangjeli, bashkë me vëllain e tij Arqilea Vangjeli.
Në këtë grup bënte pjesë edhe Kostandin Kacifa të cilit këta i kishin premtuar ndihmë luftarake nëse ai niste luftën, por që e braktisën dhe e lanë të fatin e tij të mjerë.
Në kët grup bën pjesë edhe Foti Bushi, Andoni Saraglu, Labrini Gondu e dashura e Kacifës, shtetas grek.
Pjesë e këtij grupi janë anëtarë të shoqatës Vorio Epiri i Thesprotisë me qendër në Gumenicë.
Për fatin e keq të këtyre janë prej vitesh në vëzhgim të shërbimeve të NATO-s si elementë ekstremistë. Minoritarët tre vëllezërit kanë edhe identitet tjetër si Anestis Kaçis, Pirro Kaçis, Odhisea Kaçis.
Me shenjë të kuqe dallohet flamuri i aneksimit të jugut të Shqipërisë, pra nuk është flamuri i Greqisë.
Ky grup paraushtrak ka përkrahjen e ish-ministrit Andoni Beza dhe të deputetit Vasilis Gjogjakas, të dy drejtues të lartë të partisë së Micotaqis, Demokracia e Re. Ne i disponojmë të dhënat e bashkëpunimit të politikës me paraushtarakët.
Shqipëria promovon paqen, fqinjësin e mirë me Greqinë ndërsa Greqia mban Ligjin e Luftës dhe stërvit njerëzit e saj për të sulmuar një ditë Shqipërinë.