Për ata, që janë “shokuar” nga pamja e Ilir Metës dhe iu dhimbset
Mediat dhe disa analistë, që dikur nuk bënin zë për arrestimin e Ilir Metës, madje e quanin të ligjshme dhe normale që e morën zvarrë nga makina, pasi nuk lejonin asnjë kritikë kundër drejtësisë së re, sot janë pikëlluar për pamjen e përvuajtur të Ilir Metës.
Dhe kanë shpërthyer ndaj kësaj drejtësie të pamëshirshme, që e ka katandisur Ilir Metën në “dy lekë” njeri.
Në fakt, nuk është se iu plas shumë për të, se kur duhej të flisnin, nuk e bënë një gjë të tillë.
Kanë hallin e Erion Veliajt, arrestimi i të cilit, iu “hapi” sytë papritur, se sa e keqe është drejtësia e re, për të cilën betoheshin nga mëngjesi në darkë.
Për shkak të tij, nga mbrojtës të betuar të SPAK, tani janë kthyer në kundërshtarët më të egër, duke na treguar përditë se sa e ligë dhe e padrejtë është kjo drejtësia e re.
Me këtë rast pë shfrytëzojnë edhe njëherë Ilir Metën, këtë herë jo duke na e paraqitur si sukses të SPAK arrestimin e tij, pasi ishte një politikan i korruptuar, por si një viktime e SPAK, që është tretur i tëri nga përndjekja që po i bëhet dhe mbajtja e “padrejtë” në burg.
Në fakt, Ilir Meta, konsiderohet si një ndër politikanët më të korruptuar jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por dhe të Ballkanit.
Ai është ndër të vetmit politikan, që i ka provat me zë dhe figurë, kur bënte pazare.
Dhe ia kanë nxjerrë pikërisht këta që sot i qajnë hallin.
Nëse është aty ku është sot, është pikërisht për shkak të korrupsionit, jo se është ndonjë burrë i mirë, që duhet të na vijë keq.
Përkundrazi, me të duhet të jenë edhe shumë politikanë të tjerë.
Pastaj sa për pamjen e tij, në burg është, jo në hotel.
Dhe burgu është një vend, ku disa qytetarë kanë varur edhe veten nga turpi, pse kjo Qeveri i futi brenda se nuk kishin paguar dritat.
Por për ata nuk flet njeri në media. As iu vjen keq! (Thuaje.al)