21 Maj, 2026

“Më përjashto ti, jo ajo (Balluku)” – Spiropali i përgjigjet ashpër Ramës

 “Më përjashto ti, jo ajo (Balluku)” – Spiropali i përgjigjet ashpër Ramës

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Burime nga mbledhja thanë se Spiropiali i është përgjigjur Ramës se duhet ta përjashtoj ai dhe jo ajo (duke iu referuar Belinda Ballukut).

“Nuk është trimëri të perjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo.”

Kujtojmë se Rama i ka kujtuar Spiropalit faktin që një herë nuk ka marrë pjesë në votim në Parlament në rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të arrestimit të Belinda Ballukut.

Hera e dytë sipas Ramës, kur Spiropali ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar maxhorancën.

Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e 3-të del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.

Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje veten e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *