27 Qershor, 2026

Panik në Kakavijë, merr flakë kamioni

 Panik në Kakavijë, merr flakë kamioni

Një kamion ka marrë flakë pranë Pikës Kufitar të Kakavijës.

Rrethanat dhe shkaqet e zjarrit nuk dihen ende ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes shkuan forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dropull, të cilat izoluan flakët në mënyrë që të mos përhapej në pjesë të tjera të mjetit.

Kamioni ka qenë i ngarkuar me birra “Elbar” të kompanisë “Glina”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në motorin e kamionit sidoqoftë ngjarja do të hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *