Aksident i rëndë në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Delvinë-Sarandë
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në të hyrë të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Delvinë-Sarandë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e 1 personi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e madhe.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.