21 Maj, 2026

Pallati mbi pallat

 Pallati mbi pallat

Nga Shpëtim Luku

Kjo është një ndërtesë në Durrës, tashmë e njohur pothuajse nga të gjithë. Jo sepse është thjesht një pallat, por sepse mbi të është ngritur një tjetër pallat, një ndërtim pa leje, i varur mbi kurrizin e tij.

Shtesa katesh kemi parë plot. Por një pallat mbi pallat, kjo është një shpikje që duket se i përket vetëm realitetit tonë. Bashkë me “simotrën” e saj në Golem, këto janë ndoshta ndërtesat më absurde dhe njëkohësisht më domethënëse në Shqipëri.

Janë ndërtesa që të vrasin sytë, por mbi të gjitha të godasin mendjen. Sepse në to është përmbledhur në mënyrë të përkryer anti-ligji: guximi i ndërtuesit për të shkelur çdo kufi, heshtja ose bashkëfajësia e institucioneve që duhej ta ndalonin dhe indiferenca e qytetarëve që e panë dhe nuk reaguan.

Dhe sot, për shkak të pamundësisë për ta prishur, ai “pallat mbi pallat” qëndron aty, i rrënuar, i degraduar, i papërdorshëm, si një monument i makutërisë dhe i korrupsionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *