21 Maj, 2026

“Nxorri nga burgu vëllain e Suel Çelës” – Taulant Balla padit Berishën

 “Nxorri nga burgu vëllain e Suel Çelës” – Taulant Balla padit Berishën

Kreu i PD, Sali Berisha është kallëzuar në GJKKO për shpifje dhe fyerje nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Berisha përmes një postimi në Facebook e akuzoi Ballën se kishte nxjerrë nga burgu Marion Çelën, vëllain e Suel Çelës.

Berisha i referohet një “mesazhi nga qytetari dixhital”, që theksonte se “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.

Balla vetëm një ditë më pas e ka paditur për akuzat e “Fyerjes” dhe “Shpifjes te kryer boterisht”, parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal.

Mario Çela ndodhet në spitalin e Burgut në Tiranë që prej 20 shkurtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *