EMRAT: Ja kush janë drejtori i TV Klan dhe biznesmeni i njohur, që abuzojnë me një vajzë në restorant
Gazeta ka siguruar informacione të reja mbi identitetin e dy burrave që shfaqen në videon e rëndë që po qarkullon sot nga një ambient privat në Tiranë.
Personi i parë është Fatos Hakorja, një emër i njohur i medias shqiptare. Hakorja ka një karrierë mbi 20-vjeçare si gazetar dhe drejtues editorial i Departamentit të Lajmeve në TV Klan.
Në videon shfaqet një vajzë që duket në gjendje të rënduar, pranë ktyre dy burrave. Pamjet tregojnë veprime të mundshme pa pëlqimin e saj.
Një publikim i djeshëm e lidh gjithashtu emrin e Hakorjes me njërin prej personave në video, por thekson se identifikimi dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.
Personi i dytë dyshohet se është Redi Popesku. Edhe emri i Popeskut është i njohur nga kronika. Ai ka qenë administrator i kompanisë “Red Diamond” dhe pronar i lokalit “Monopol”, ambienti ku më 4 tetor 2018 ndodhi përplasja e armatosur në ish-Bllok me Ervis Martinaj.
Popesku kishte lidhje miqësore me Ervis Martinajn. Në deklarimet e publikuara pas ngjarjes së vitit 2018, vetë Martinaj thoshte se Popesku i kishte folur jashtë lokalit dhe se mes tyre kishte “marrëdhënie miqësore”. Në atë përplasje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Sa i përket videos së fundit, vajzës mund t’i jetë hedhur një substancë në gotë nga Fatos Hakorja. Po kështu, përgjegjësia penale e personave në pamje nuk mund të përcaktohet vetëm nga videoja.
Presim një reagim të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për identifikimin zyrtar të personave, verifikimin e videos dhe zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur. (Antidrroga)