Analistët pranë Ramës thonë se pas protestës qendron Erdogan, avioni ushtarak turk sjell në Tiranë dy autobote
Ndërsa në Tiranë po zhvillohet protesta e shtatë radhazi, ka pasur konspiracione se pas protestës mund të fshihej edhe dora e Ankarasë.
Por sot në Rinas, një avion ushtarak turk ka sjellë dy autobote.
Por në këtë klimë tensioni, një avion ushtarak turk ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit, duke sjellë dy autobote.
Nuk dihet nëse sjellja e këtyre dy autoboteve ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshje të mëparshme, por për ironi, ato vijnë pikërisht në kulmin e protestave.
Interesant është fakti se ndërkohë, vetë analistë pranë Ramës, si Berat Buzhala apo Mero Baze, pretendojnë se pas protestës qendron pikërisht Erdogan dhe Turqia.
Edhe Rama ka folur për shtete të huaja, që qendrojnë prapa protestës, por pa e përmendur Turqinë.
