Një raport tronditës për mediat shqiptare
Nga Ervin Goci
Per pak dite do te publikohet nje raport trondites per pronaret e mediave kryesore ne vend.
Aty do gjeni pronare mediash me mbi 30 biznese ne pronesi, do gjeni privatizime te paligjshme, kafshime trojesh ne bregdet, evazion fiskal me ane shoqatash jofitimprurese, perfitues tenderash, e marresh koncensionesh, e madje dhe zhvillues strategjike brenda nje rrethi pronesie kushurinjsh.
Kete raport sigurisht nuk do ta gjeni ne asnje media kryesore, ne asnje gosti darke ne TV, ne asnje komision parlamentar e ne asnje projekt per ndryshimin e ligjit te medias.
Kur ta lexoni do te kuptoni qe fjala “oligark” eshte fare e pamjaftueshme per te pershkruar nivelin qelizor se ku ka depertuar kapja totale e ekonomise, ne fakt nje fjale e re eshte me e pershtatshme, “holigark”, qe do te thote oligarki e shtrire ne gjithe sektoret e jetes dhe e perqendruar ne 5 duar qe pertej pushtetit ekonomik, kane dhe pushtetin simbolik, bejne dhe opinionin e shoqerise, zoterojne kanalet kryesore te komunikimit, dhe jane zhytur si shushunja ne buxhetin e shtetit. Shikoni pak se çfare po ndodh ne Hungari.
Kryeministri i ri i zgjedhur me 2/3 e votave te popullit, i tha gazetares ne transmetim direkt, se do ta shohim pak kete punen e medias ku punon ti qe nuk ka lene mashtrim publik pa shpikur per te favorizuar gangon ne pushtet ne dem te opozites.
Mendoj se ne Shqiperi duhet bere e njejta gje. Te shohim se kush do te kete kurajon te merret me kete raport, kujt do ia mbaje menderja!