21 Maj, 2026

Një i pandehur, që shfaqet si avokat mbrojtës i Veliajt

 Një i pandehur, që shfaqet si avokat mbrojtës i Veliajt

Në Shqipëri ka non sense të habitshme.

Ja p.sh, Erion Veliaj ka vendosur të marrë si avokat mbrojtës, për t’u përballur me SPAK, një të pandehur, që ka për vete probleme me SPAK.

Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist Plarent Ndreca, që është kallzuar penalisht për abuzim me fondet e tenderit të veshjes së Policisë.

Sot Ndreca është shfaqur si avokat në SPAK, në mbrojtje të Veliajt, ndërsa nuk është e largët dita, kur ai do të paraqitet edhe si i pandehur.

Në një prononcim për gazetarët, Ndreca u shpreh i bindur se do ta çojnë çështjen deri në fund, duke theksuar se, sipas tij, Veliaj po mbahet në paraburgim në kundërshtim me ligjin.

Ai nënvizoi se mbrojtja do të kërkojë që procesi të jetë i hapur dhe i transmetuar drejtpërdrejt në televizion, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe figurës publike që përfaqëson kryebashkiaku.

“Ne jemi të vendosur që kjo çështje të bëhet publike dhe të ndiqet live nga qytetarët. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rikthimin e tij në detyrë, kryetari i bashkisë mbahet në paraburgim për shkak të një mase që e konsiderojmë të pavlefshme,” deklaroi Ndreca, duke shtuar më tej se Veliaj është i vendosur të zbardhë të vërtetën.

Ai tha se ende nuk është njohur plotësisht me dosjen hetimore për shkak të volumit të madh të saj. Sipas Ndrecës, kryebashkiaku po shqyrton çdo ditë qindra faqe të dosjes.

“Akoma nuk është njohur me dosjen prandaj dhe nuk është paraqitur. Ai vazhdon të lexojë me një ritëm prej 200-300 faqesh në ditë”, tha ish-deputeti socialist ndër të tjera.

Ndëkohë theksojmë se kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm sot në sallë pasi i kishte dërguar shkresë trupës gjykuese duke i informuar se ishte duke lexuar aktet hetimore dhe vetëm pasi të njihet me to do të paraqitet në gjyq.

Në seancën e sotme Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule dhe shtyu seancën më datën 3 prill, kjo për shkak se ditën e sotme nuk ishte i pranishëm në sallë as gardiani Fatjon Baci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *