21 Maj, 2026

Historia e Edi Ramës me Mimoza Ahmetin dhe një poezi kushtuar për të

 Historia e Edi Ramës me Mimoza Ahmetin dhe një poezi kushtuar për të

Poetja Mimoza Ahmeti është kthyer papritur në personazhin e ditës në Shqipëri.

Kjo, për shkak të pjesmarrjes së saj në “Ferma VIP”, ku është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale.

Dhe siç ndodh zakonisht, kanë risjellë disa histori nga e kaluara e saj.

Një prej tyre, është edhe një poezi për Edi Ramën, që është risjellë këto ditë në rrjet.

Por dhe një vetërrëfim i saj, nëse ka bërë dashuri me Edi Ramën, në një bisedë të sajuar me Jusuf Vrionin.

Biseda e Ahmetit, me Vrionin

“Më thoni”, tha ai, “a keni bërë dashuri me Edi Ramën?” Kjo ishte një pyetje hapsaqe, nuk mund të them budallaqe, që Jusufi e hodhi si zar në mes të bisedës sonë. “Nuk po ju kuptoj”, pëshpërita. “Asgjë”, buzëqeshi ai, “si të doni!”

“Jemi puthur pa pështymë. Kaq!”, iu përgjigja.

“Pa pështymë- Ho, ho, ho”, qeshi ai lehtësisht sikur diku në një trup tjetër zemrën e tij e grithnin me gjilpëra.

“E çuditshme, jeni e çuditshme!” Por ndieja se ai nuk qe aspak i çuditur deri në lëvizjen e dorës që shtynte limitin dhe pashë se çuditej pse nuk çuditej fare.

“Thomëni”, ia bëri ai, “do të bënit dashuri me mua?”

(Ishte e treta herë që takoheshim, këtë herë në shtëpi)

“Nuk mundem, nuk kam aftësi.”

“Thomëni që nuk ju pëlqej.”

“Përkundrazi” i thashë, “por s’kam predispozitë.”

“Si të doni.”

Dhe filloi të tregojë për një Princ të Anglisë: “E dini si bënte dashuri ky princ me të dashurën e tij? Në dy shtretër përballë, lakuriq, të dy, vetëm shiheshin. Do t’ju pëlqente një dashuri e tillë me mua?”

“Ky kuriozitet më bën të shkoj”, thashë dhe u çova.

Poezia e Ahmetit për Ramën

QE TI JE GOMAR KJO ESHTE DICKA QE DUKET

Fytyre e bukur dikur, tani stigmatike,

ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,

ne grate qe i humbe, qe i braktise, a shpetuan duke ikur prej teje,

per te mbetur gjalle diku

ne lemoshe ndjenje.

Fytyre e bukur dhe sot, me gjithe prishjen, dyshimin,

dekompozimin,

trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.

Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.

Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.

Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,

vdiresh ne rere.

Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.

Oh, tani qe po shuhesh, ndersa vazhdon akoma te shuhesh

vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur

me lak fshikullues kap, terheq e shtrengon,

roberon

me buzet sterile, trupin e pandjeshem.

Shpesh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate, shfrimit

menyres se terthorte te shfaqjes, helmimit,

fshehjes, sofizmit, lekundjes, se paqenes,

asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.

Ndjenja luksoze, ne esence shkaterruese,

gerryejne si macet gjire grash te lena.

Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,

qe di te sillesh por qe etika s’ta permush dot shpirtin.

Jam jotja, me ke, gjithmone me ke pasur,

mbeshtetje, fryme, shteg ne rruge pa krye,

Por ti s’e kupton, ngaqe je gomar,

dhe ky eshte shkaku

qe une te dua tmerresisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *