Miku i ngushtë i Ramës i del kundër për Zvërnecin: Ajo është zonë e mbrojtur, s’duhet ndërtuar. Palasa, një varrezë gjigande
Ish-zv.ministri dhe mik i ngushtë i Edi Ramës, Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij ndërtimet në atë zonë kanë sjellë një shkatërrim të qëndrueshëm të ekosistemit dhe që do ketë një ndikim afatgjatë.
“Një nga shembujt e një dështimi afatgjat të qëndrueshëm është Palasa, si një varrezë gjigante, varrezat kanë gjelbërim, kurse ajo është një masë e madhe si gurore.
Natyrisht është zone e shtrenjtë sepse kërkesa është më e madhe për të blerë një shtëpi në bregdet se vetë oferta. Jala është një nga shembujt e mire, e lidhur shumë mire me siluetin me detin.
Shembujt më të mire do ishin rijetëzimi I fshatrave që ka bregu dhe do të jenë perlat e vërteta të ndërtuara bukur” – tha Shkreli në një intervistë për Radar.al.
Më tej arkitekti Shkreli tha në Zvërnec nuk duhet ndërtuar pasi është zonë e mbrojtur ndërsa u shpreh pro projektit në Sazan.
“Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar pasi është një zonë e mbrojtur dhe zonat e mbrojtura janë shumë të qarta. Ne kemi aderuar në Konferencës e Ramsarit.
Nuk duhet ndërtuar fare ose ndërtimet duhet të jenë druri, tip peshkatarësh. Ndërkohë Sazani është histori tjetër, duhet të turistifikohet. Janë dy situata të ndryshme Sazani me Zvërnecin” – shtoi Shkreli.