14 Korrik, 2026

Arian Çani, gjirokastriti grek që paguhet nga Athina

 Arian Çani, gjirokastriti grek që paguhet nga Athina

Nga Genc Llakaj

Populli ynë thotë: “Qeni leh aty ku ha.”

Kjo është një nga ato urtësi të vjetra që i kanë mbijetuar shekujve, sepse përmbledhin në pak fjalë një filozofi të tërë mbi besnikërinë, mirënjohjen dhe raportin e njeriut me vendin që e ushqen, me shoqërinë që e mban dhe me komunitetin që i jep mundësinë të jetojë, të punojë dhe të ndërtojë emrin e tij.

Por kohët moderne kanë prodhuar edhe një tipologji tjetër. Individë që ushqehen nga një shoqëri, ndërtojnë karrierën mbi një publik të caktuar, përfitojnë nga liritë dhe mundësitë që u jep një shtet demokratik, por që e përdorin këtë privilegj jo për të ndërtuar, por për të shkatërruar; jo për të korrigjuar, por për të përçmuar; jo për të ndriçuar të vërtetën, por për ta deformuar atë. Këta “qen” quhen bastard.

Një prej këtyre figurave është edhe gazetari “bastard”, Arjan Çani. I them bastard jo në konotacionin ofendues, përkundrazi, në kuptimin  biologjik të fjalês. Pasi, sipas rrëfimit të tij, ai vjen nga “shtëpia e fëmijës” (jetimore) Shkodër.

Megjithë sa më sipër, le të zbresim te thelbi i shkrimit. Në çdo demokraci serioze, dihet se gazetaria konsiderohet një nga institucionet më të rëndësishme të jetës publike. Ajo është quajtur me të drejtë “pushteti i katërt”, sepse ka fuqinë të ndikojë në opinionin publik, të kontrollojë pushtetet e tjera dhe të mbrojë interesin qytetar, publik.  Por kur gazetaria shkëputet nga etika profesionale, nga përgjegjësia publike dhe nga respekti për të vërtetën, si kjo e këtij “bastardi”,  ajo pushon së qeni një mision dhe shndërrohet në një biznes emocionesh, konfliktesh dhe klikimesh në shërbim të bastardit në fjalë.

Gazetari fantazmë ose bastard nuk kërkon të vërtetën. Ai kërkon audiencën. Nuk kërkon faktin. Kërkon spektaklin. Ai nuk kërkon argumentin, por kërkon konfliktin tinzar!

Për të, lajmi nuk është më një instrument informimi, por një mall tregu që duhet shitur çdo ditë, pavarësisht kostos morale, profesionale apo kombëtare. Ky lloj gazetari, pra ky bastard, nuk jeton nga analiza, por nga sensacionalizmi. Ai nuk mat suksesin me saktësinë e informacionit, por me numrin e klikimeve, shpërndarjeve dhe reagimeve emocionale. Në vend që të investojë kohë në verifikimin e fakteve, ai investon energji në ndërtimin e perceptimeve. Në vend që të ndriçojë të vërtetën, ai shpesh e mjegullon atë.

Një nga tiparet më të rrezikshme të kësaj kategorie gazetarësh  është sulmi i vazhdueshëm ndaj figurave publike pa fakte, pa prova dhe pa dokumente. Si psh sulmi ndaj atdhetarit deputet Ardit BIDO ditët e fundit. Ku dyshimi paraqitet si provë. Hamendësimi paraqitet si fakt. Opinioni paraqitet si vendim gjykate mu në një studio televizive.

Mendoj se: në këtë mënyrë, gazetaria humbet funksionin e saj informues dhe shndërrohet në një mekanizëm linçimi publik qoftë për “para xhepi” apo dhe më tragjikia për interesa antishqiptare!

Po aq shqetësues është edhe degradimi i nivelit të debatit të këtij “bastardi”.  Në vend që të ftoj ekspertë, studiues, profesorë, profesionistë dhe përfaqësues legjitimë të institucioneve, promovon  personazhe pa peshë publike, pa kredibilitet akademik, pa integritet profesional dhe pa përfaqësim real. Studioja televizive e “tij” êshtë  shndërruar në një teatër emocionesh, ku zhurma vlen më shumë se argumenti dhe konflikti vlen më shumë se kompetenca profesionale.

Një tjetër tregues i degradimit  profesional të bastardit në fjalë  është përdorimi i një fjalori banal, vulgar dhe denigrues. Gazetaria nuk është kafene lagjeje. Nuk është as rrjet social anonim. Ajo është një institucion publik. Për këtë arsye, fjala e gazetarit duhet të jetë e matur, e argumentuar dhe e përgjegjshme.

Kur argumenti zëvendësohet nga fyerja, analiza pa etik dhe logjika e mbrapsht, kemi hyrë në territorin e propagandës, interesave tê errëta  dhe jo të gazetarisë së pastër.

Sepse, fjala publike ka peshë. Ajo mund të ndërtojë ose të shkatërrojë reputacione. Mund të krijojë ose të rrënojë besim. Mund të bashkojë ose të përçajë një shoqëri. Për këtë arsye, gazetari Arjan Çani ( alias- bastardi)  që përdor sistematikisht gjuhë denigruese nuk po ushtron gazetari. Ai po ushtron agresion verbal përmes një  mediaje  ku drejtuesve të saj, fatkeqësisht, ju mungon gjaku arbëror ose janë “viktima” të parasë!

Akoma më problematik bëhet fenomeni kur kritika e “ligjshme” e një bastardi të tillë, ndaj problemeve të vendit, shndërrohet në përçmim të vazhdueshëm ndaj vetë vendit, ndaj këtij kombi.

Kur çdo zhvillim paraqitet si katastrofë, kur çdo institucion paraqitet si i korruptuar, kur çdo arritje paraqitet si mashtrim dhe kur çdo simbol kombëtar paraqitet si objekt ironie, atëherë nuk kemi më gazetari kritike. Kemi një industri të tërë pesimizmi, cinizmi përçmimi dhe Antishqiptarizmi të hapur!

Madje, ekziston një kategori gazetarësh, si bastardi në fjalë,  që nuk mjaftohen me kritikën ndaj vendit të tyre, por ushqehen prej saj. Një lloj mazokizmi politik dhe kulturor, ku çdo sukses kombëtar minimizohet, çdo vlerë historike relativizohet dhe çdo interes shqiptar trajtohet me dyshim ose përçmim apo dhe tallje.

Për këtë tipologji, problemi nuk është gabimi që duhet korrigjuar. Problemi janë vet këto specie Beleriane, gjakprishura dhe të i fektuara nga fekalet e historisë hibrite të një shteti artificial, të ashtuquajtur grek por të themeluar me gjak nga “armiqtë e përbetuar të Arjan Bastardit”, shqiptarët.

Kështu që, përshtypja ndaj një individi që ushqehet politikisht dhe psikologjikisht nga mohimi i së vërtetës është fakt i trisht, por dhe një realitet i dukshëm . Një lloj mazokizmi intelektual që gjen kënaqësi jo në ndërtimin e alternativave, por në shkatërrimin e çdo reference kolektive dhe kombëtare shqiptare.

Në këtë kuptim, Bastardi Arjan shfaqet si përfaqësues i një narrative por pa rrënjë, si mbartës i mbetjeve ideologjike të një shteti artificial, si zëdhënës i një kulture politike që historia e ka prodhuar artificialisht dhe që realiteti historik e ka sfiduar vazhdimisht.

Më shqetësues bëhet fenomeni kur një gazetar jeton, punon, fiton dhe ndërton karrierën e tij brenda Republikës së Shqipërisë, përfiton nga publiku shqiptar dhe nga tregu mediatik shqiptar, por përdor platformën e tij për të promovuar narrativa që bien ndesh me interesat kombëtare shqiptare, të një populli AUTOKTON në trojet e veta dhe jo endacak si adhuruesit e këtij bastardi pa kollon vertebrale.

E megjithë sa më sipër, nuk po kërkoj as deklamoj propagandë patriotike, por nuk mund të hesht përballë gabimeve, fajeve dhe tradhëtive të pronarëve të medias që për interesa financiare lejojnë promovimin e strategjive antishqiptare në televizionet e tyre! Turp!

Por po aq e papranueshme është që në emër të gazetarisë të promovohet një frymë përçmuese ndaj vendit tënd dhe një mirëkuptim i pashpjegueshëm ndaj çdo narrative që dëmton interesat e tij. Rreziku nuk qëndron vetëm tek bindjet personale të gazetarit. Rreziku qëndron tek mikrofoni. Sepse mikrofoni është pushtet. Dhe pushteti pa përgjegjësi shndërrohet në abuzim.

Një mikrofon në duart e një njeriu të papërgjegjshëm, si motër miri Arjan Çani,  mund të bëhet më i rrezikshëm se një institucion i tërë i keqmenaxhuar, sepse ai ndikon drejtpërdrejt në ndërgjegjen kolektive të shoqërisë. Për këtë arsye, nuk duhet normalizuar kjo lloj gazetarie. Duhet refuzuar. Duhet demaskuar. Duhet sfiduar me argumente, me fakte dhe me standarde profesionale. Jo për të kufizuar lirinë e medias, por për ta mbrojtur atë nga abuzuesit e saj. Sepse liria e medias nuk është liria për të manipuluar. Nuk është liria për të shpifur. Nuk është liria për të helmuar debatin publik.

Liria e medias është përgjegjësia për t’i shërbyer së vërtetës, interesit publik dhe dinjitetit të shoqërisë. Interesit Kombëtar!

Në fund të fundit, gazetari që i shërben së vërtetës i shërben kombit të tij.

Ndërsa gazetari Arjan Çani, që i shërben manipulimit, përçmimit, nihilizmit dhe  antishqiptarizmës,  pavarësisht famës së përkohshme që mund të fitojë, falë kokëboshëve tanë, mbetet vetëm një mbetje urbane e ideologjisë së një shteti artificial të cilit po i dalin themelet e së vërtetës, larë me gjakun arbëror..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *