Mevlan Shanaj – Ramës: Pse u katandise në këtë derexhe, për një m*t karrige
Nga Mevlan Shanaj
RAMA!
Ke vendosur jo pushtet absolut, por DIKTATURË!
Pse u katandise në këtë derexhe, vetëm për një mut karrigeje pushteti?!
Përqendrohu të paktën një minutë dhe shiko çfarë po ndodh në Tiranë! A nuk sheh çfarë po ndodh para syve të tu? Apo nuk dëgjon më zërin e njerëzve?
A nuk ka më asnjë rëndësi për ty jeta e këtyre njerëzve, e të rinjve që protestojnë, por edhe e vetë policëve?
Rama, pushteti nuk mund të jetë më i rëndësishëm se jeta e njeriut!
E nise rrugën me premtime për mirë. Por dështove. Pushteti të largoi nga njerëzit dhe të verboi përballë realitetit.
Tërhiqu!
Ka ardhur koha të ndalesh. Pranoje dështimin dhe mos e ço vendin drejt një përplasjeje edhe më të rëndë.
STOP! DERI KËTU!
1 Comment
Jam prej disa javësh në Tiranë.
Z.Mevlan Shanaj ke harruar BERISHËN sëbashku me bishtat e tij QORRIN, LLAPAJN, SHEHAJN dhe klyshët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të gjithë brenda kapuçionëve të zi se, Studentë shumë shumë 100 veta në ditën më të madhe në numër, por familjerisht i je turrur RAMËS me lloj lloj fjalësh deri dhe të turpshme për një familje artistësh e letrarësh. Ke harruar shumë nga e shkuara jo fort e largët dhe do që Shqipëria të bjerë në dorë të FASHISTËVE të RI, BOLSHEVIKËVE të RI, ISLAMIKËVE të RI e të VJETËR, që i ke me kapuça të zinjë dhe pretendojnë se janë Studentë, por janë 90% të Berishës e Metës, 10% të Qorrit, 5% të Shehajt e 5% të Llapajt. Të kthehet Shqipëria që është kaq pranë anëtarësimit në BE, në Shtet të kapuçionëve të zinjë të vetëquajtur studentë sepse as 10% nuk janë student këta VANDALË dhe BARBARË. Shiko dhe Francën, Italinë e të tjera shtete të BE se, si i përgjigjen VANDALËVE dhe BARBARËVE. Vetëm me dajak e arrestime dhe detyrim shlyerje financiare të shkatrrimeve të pronës Publike apo Private, përveç BIRUCËS dhe dajakut edhe aty. Por mesa duket nuk merresh me më të rëndësishmen për Shqipërinë, por shikon inatet që ke me kolegët e tu kineast dhe do ta nxjerrësh tek RAMA. Nuk je vetëm ti Mevlan Shanaj në korrin edhe pse i vogël, të intelektualëve të të gjitha fushave që “qaheni” për kapuçionët e zinjë, pasi doni vetëm Bythën tuaj rehatë ndërkohë që nuk e njihni aspak SHTETIN si funksionon dhe si duhet të mbrohet nga kapuçionët e zinjë. Të korruptuarit e sotëm e të djeshëm të Pushteteve duhet të hetohen e dënohen njësoj nha Drejtësia e Re, por kjo Drejtësi e Re merret vetëm me pas 2013 dhe jo me para 2013, ku hajdutlliku dhe shkatërrimi ishin sa na urrente Bota si rracë, ndërsa sot jemi shumë afër hyrjes në BE, por nuk e duan kapuçionët e zinjë të vërtetë që janë; BERISHA, META (edhe pse në burg ka fijet e krimit jo pak në radhët e kapuçionëve), QORRI neo-komunisti, Shehaj mafja Call Centrave dhe Llapaj neo-fashisti po nga radhët e PD.