Edi Rama refuzon dorëheqjen: Jam në mision, nuk ka kush vjen më mirë pas meje. Protestuesit po kërkojnë gjak, e kam të feskët kujtesën për 21 Janarin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele pas protestave të dhunshme që kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër.
Me një gur në dorë dhe me alibinë se duan të pengojnë rrugën për në BE, ai thotë se nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.
“Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dh eu mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie”, tha Rama.
Rama aktet të dhunës gjatë protestave ia faturon ‘grupeve të zjarrit’ të opozitës, duke e lidhur situatën e krijuar me sfidën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në vitin 2030.
Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe ngjarjet e vitit 1998, kur kryeministria u sulmua me armë, si dhe pamjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm mes së kaluarës dhe situatës aktuale politike. Ai u ndal veçanërisht te dëmet ndaj bizneseve të vogla dhe sulmet ndaj sporteleve bankare e automateve, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimet e këtyre akteve dhe përgjegjësinë e atyre që, sipas tij, qëndrojnë pas tyre.
“Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë.
I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po a mtuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë. Pse sulmohen sportelet bankare, automatet?”, tha Rama.
Nuk iki
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes nga posti i kryeminsitrit.
Sipas tij ai është në mision për të bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe nëse e lë këtë post, nuk ka kush të vijë tjetër më mirë dhe se vendi do të shkojë pas.
“Kjo drejtësi ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm. Thonë që jam arrogant, çfarë arrogance!Unë jam 24 orë në 24 dhe unë kam një mision, që Shqipëria të qëndrojë me kokën lart.
Ka shumë që thonë: ‘Hapi rrugën rinisë’, por çfarë vjen pas kësaj? Vjen Shqipëria në BE apo, pas kësaj, vjen e kaluara, për të cilën ne e kemi paguar atë haraç?
Kaosi i dezinformimit. Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone janë viktima të kllounëve që u tregojnë paranë në Instagram, bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen të pavlerë sepse nuk kanë iPhone.
Të jemi të qartë, nuk është çështje e pushtetit tim. Dikur kam pasur dëshirë të takoja të mëdhenjtë e kësaj bote. I kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote dhe i kam parë në sy. Nuk kam më asnjë dëshirë të udhëtoj për këtë pushtet.Është e kotë të flas për këtë. Nuk është pushteti im në lojë, por tryeza e negociatave”, tha Rama.
Në reagimin e tij, Rama ka kujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit 2011, duke bërë një krahasim me situatën aktuale dhe duke theksuar se, ndryshe nga ajo kohë, institucionet janë sulmuar dhe janë përdorur molotovë e mjete të forta kundër policisë.
Kreu i qeverisë i cilësoi kriminelë personat që qëllojnë me sende të forta drejt efektivëve të policisë, por shtoi se ata mbeten, sipas tij, “fëmijë të verbër të Shqipërisë”, jeta e të cilëve ka vlerë mbi gjithçka tjetër.
“Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie”, tha Rama.