“Më shau dhe më goditi” – 64-vjeçari në Përmet, rreh 37-vjeçarin: Përfundon në Polici
Policia bën me dije se ka proceduar penalisht një 64-vjeçar në Përmet.
Kjo, pasi ai është denoncuar nga një 37-vjeçar, se e ka qëlluar dhe e ka ofenduar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 64 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur dhe fyer një 37-vjeçar”, bën me dije Policia.