21 Maj, 2026

Loja e Ramës: Edhe me Europën, edhe më Trump, edhe me… Rusinë

 Loja e Ramës: Edhe me Europën, edhe më Trump, edhe me… Rusinë

Ndoshta ngaqë nuk e merr njeri seriozisht dhe e shohin thjesht si një personazh me atlete të bardha dhe tuta të zeza, Edi Rama është kthyer në politikanin e vetëm në Europë, që është me të gjithë, duke krijuar non sense të mëdha logjike.

Në një botë ku të gjithë janë pozicionuar qartë, Rama është i vetmi që është edhe me Europën, edhe me Donald Trump, por edhe me… Rusinë.

Po po, në një intervistë të dhënë për Politico një ditë më parë, Edi Rama u bë kryeministri i parë i një vendi të NATO-s, që kërkoi nga Europa të ulet në tryezë me Rusinë dhe të flasin, në një kohë që BE ka ndërprerë çdo komunikim me Vladimir Putin, për shkak të luftës me Ukrainën.

Rama e thotë këtë gjë, e para se në fakt, kështu mendon edhe Donald Trump, i cili është më pro Rusisë, se pro Europës.

E dyta, se kërkon të përbëjë lajm (jo në Shqipëri, kuptohet).

Gjë që natyrisht e ka të vështirë t’ia arrijë, se tjetër gjë ta thotë Rama, kryeministër i një vendi gati inekzistent në sytë e Europës, dhe tjetër gjë, fjala vjen, ta kishte thënë mikja e tij Giorgia Meloni.

Por ai e bën një përpjekje, me shpresë se do t’i bjerë dikujt në sy.

Deri më tani, vetëm në Tiranë janë revoltuar me të, por kjo nuk i intereson shumë.

Goditja e tij synon larg, deri në Uashington, ku mendon se mund ta ketë lexuar dikush.

Vetëm se, siç i tha dhe Mitsotakis në vizitën e tij në Athinë, tashmë janë mësuar me të dhe nuk iu bën më përshtypje.

Ai e kishte për veshjen në fakt, se për politikë vendosin të mëdhenjtë dhe politikanët seriozë.

Gjë që ai dhe vetë, përpiqet ta tregojë se nuk është!

Se nuk mund të shfaqesh edhe si “dashnor” i BE-së, edhe “dashnor” i ideve të Donald Trump, të cilin vite me parë e quante si fatkeqësinë më të madhe botërore, por edhe si njeri që përcjell tezat e Moskës.

Ndrysshe pastaj, nuk të merr më njeri seriozisht!

Thuaje.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *