Ka video s*ksi e shantazhi, mund të jenë urdhëruar dhe vrasje nga zyra e Agasit
Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar në News 24, se ekzistojnë informacione sipas të cilave Ergys Agasi, i cili është nën hetim lidhur me skandalin e “AKSHI-t”, mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të dorëzohet para organeve hetimore.
Sipas Llabanit, hetimi ndaj tij nuk lidhet vetëm me aktivitetin e tij si biznesmen, por edhe me materiale të tjera të cilat dyshohet se janë marrë nga zyra e tij, ku sipas saj, janë zbuluar video seksi, shantazhi e të tjera.
Madje Llabani shtoi se nga ajo zyrë mund të jenë urdhëruar edhe vrasje të individëve, pasi pengmarrje janë bërë.
“Problemi është se në zyrën e tij ka shumë materiale të tjera. Thuhet se përveçse ka video seksi, shantazhi e të tjera skandaloze, aty mund të jenë urdhëruar edhe vrasje të individëve. Pengmarrje janë bërë, çfarë e dallon pengun nga ekzekutimi. Unë besoj se SPAK ja del edhe pa Ergysin”, tha ajo.
Llabani ka theksuar gjithashtu se SPAK mund ta çojë përpara hetimin edhe pa bashkëpunimin e Agasit, ndërsa shtoi se ai dyshohet që nuk është larguar nga territori shqiptar.
“Unë në dijeninë time di që SPAK e ka kërkuar këtë gjë, sepse thuhet se Ergys Agasi nuk ka ikur nga territori shqiptar. Madje ka një vend që është mes Durrësit dhe Shijakut, ku informacionet shumë selektive të policisë flasin edhe për lojëra me shuma shumë të mëdha nga personazhe të rrethit të ngushtë. Luhet kumar. Me paratë e kujt?”, tha ajo.
Deklarata e Anduena Llabanit:
Kam informacion se Ergys Agasi mund të bëhet vetë i penduar i drejtësisë. Mund ta shohim një ditë që edhe mund të dorëzohet, sepse ne dimë që Ergys Agasi ka një mbrojtje.
U bazohemi atyre materialeve që janë në dosje dhe janë bërë publike. Por ka negociata për të cilat ky individ mund të jetë, të vihet në dispozicion të prokurorisë edhe për të sqaruar pozicionin e tij.
Unë nuk di se sa humb dhe sa fiton Ergys Agasi nga kjo, por përballë një dënimi shumë të rëndë, siç pretendohet se do të jetë në bazë të gjithë atij materiali që shohim nga prokuroria, që nuk ka përfunduar akoma.
Ergys Agasi nuk ka vetëm çështje, se këto i ka bërë si biznesmen, se dhe unë do ndërhyja, do kapja majat e pushtetit, do mundohesha të merrja sa më shumë tendera. Problemi është se në zyrën e tij ka shumë materiale të tjera.
Thuhet se përveçse ka video seksi, shantazhi e të tjera skandaloze, aty mund të jenë urdhëruar edhe vrasje të individëve. Pengmarrje janë bërë, çfarë e dallon pengun nga ekzekutimi.
Unë besoj se SPAK ja del edhe pa Ergysin. Ne e dimë shumë mirë se një pjesë e mirë e atyre që frekuentonin zyrën e Agasit janë individë që drejtojnë zyra të drejtorëve kyçë, që kanë lidhje me pronat, me shumë para, që kanë lidhje me verifikime, me shumë materiale, aq më tepër me prona, me ministri, drejtorë të caktuar.
Duke qenë aty, duhet parë se çfarë është diskutuar. Nëse arrijmë te fakti kriminal, atëherë pozitat e tij janë… nuk e di nëse do duhej të pranonte të dorëzohej apo jo.
Se unë në dijeninë time di që SPAK e ka kërkuar këtë gjë, sepse thuhet se Ergys Agasi nuk ka ikur nga territori shqiptar.
Madje ka një vend që është mes Durrësit dhe Shijakut, ku informacionet shumë selektive të policisë flasin edhe për lojëra me shuma shumë të mëdha nga personazhe të rrethit të ngushtë. Luhet kumar. Me paratë e kujt?