21 Maj, 2026

Liri e medias është të shkruash për Samirin, Kastratin etj, jo të nxjerrësh Edin e Saliun

 Liri e medias është të shkruash për Samirin, Kastratin etj, jo të nxjerrësh Edin e Saliun

Prej disa ditësh, në Shqipëri është duke u diskutuar liria e medias.

Opozita akuzon Ramën, se ka kapur gjithë mediat.

Rama nga ana tjetër, thotë se liria e medias në Shqipëri është në kulmin e saj, sepse në televizione dhe portale shfaqet më shumë opozita se mazhoranca.

Pra sipas tij, fakti që në TV na shfaqet nga mëngjesi në darkë Sali Berisha, do të thotë se kemi liri të medias.

Kuptohet, ky është një keqkuptim i madh për lirinë e medias, që duan t’ia shesin edhe popullit.

Liri e medias, është jo të kesh liri të nxjerrësh nga mëngjesi në darkë, Saliun dhe Edin.

Liri është të kesh mundësinë të denoncosh skandalet e tyre.

Tanis a televizione të mëdha, kanë lirinë p.sh të denoncojnë aferat korruptive të Qeverisë?

Kur keni parë për herë të fundit, ndonjë investigim për korrupsionin e Qeverisë, nga Top Channel, TV Klan apo Vizion Plus, që janë edhe televizione kombëtare?

Në cilat nga televizionet e mëdha apo portalet kryesore në Shqipëri, qoftë ato që mbështesin Qeverinë, qoftë ato që mbështesin opozitën, keni parë apo lexuar ndonjë denoncim për Samir Manen apo Shefqet Kastratin, që kanë kapur gjithë ekonominë shqiptare?

A nuk ia prenë në mes fjalën një aktivisti të Arlind Qorit në Top Channel, sapo ai përmendi emrin Samir Manen?

Nëse doni të flisni për lirinë e medias, nuk është sa herë del në TV, Sali Berisha apo Edi Rama.

Por sa herë mediat janë të lira të shkruajnë për afera korruptive apo të bëjnë vetë investigime, jo thjesht të raportojnë kë arreston apo kë po heton SPAKU. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *