Lazarati nuk ua harron
Nga Armando Rabi
Festat e Lazaratit, pas shumë vitesh të mbetura vetëm në letër, u rikthyen falë dëshirës, vullnetit dhe përkushtimit të burrave dhe djemve të Lazaratit.
Ne nuk pritëm as Bashkinë dhe as Qeverinë për të bërë atë që i takon komunitetit tonë.
Sot shohim që disa dalin dhe tundin flamurin, duke u përpjekur ta paraqesin festën e Fshatit Lazarat si meritë të tyre.
Kjo është një padrejtësi ndaj atyre që punuan dhe u angazhuan që kjo festë të rikthehej me dinjitet.
Ne, lazaratasit, e dimë shumë mirë se sa “dashuri” ka treguar kjo qeveri për Lazaratin.
Për 13 vite e dim diskriminim burg dhe anetemimin e kësaj qeverie… dhe edm mire se ku kanë shkuar taksat e këtij komuniteti, dhe si shërbim asnjë investim në infrastrukturë, shërbime dhe zhvillim që Lazarati meriton.
Njësia Administrative Lazarat dhe Bashkia kanë detyrimin të japin llogari:
Ku shkojnë taksat e mbledhura nga Lazarati?
Sa është investuar realisht në infrastrukturë dhe shërbime?
Sa është buxheti që Bashkia akordon çdo vit për aktivitetet kulturore?
Dhe pse përpiqen disa ta marrin si meritë personale atë që është detyrë institucionale?
Ne nuk kemi kërkuar lëmoshë nga askush.. as në kohën e komunizmit e jo tani.
As dje, as sot. Lazaratasit kanë ditur gjithmonë të punojnë dhe të ndërtojnë me forcat e veta.
Festa e Lazaratit duhet të jetë një festë e denjë për Lazaratin, e organizuar me seriozitet dhe respekt për traditën, historinë dhe njerëzit e këtij fshati jo një aktivitet i përdorur për interesa politike apo për protagonizëm personal.
Kjo ishte hera e parë edhe e fundit që Festa e Fshatit Lazarat përdoret dhe zhvillohet nga shoqata dhe njësia Adm për të marrë merita politike nga Bashkia apo nga individë të caktuar.
Lazarati ka burra dhe djem që dinë ta organizojnë vetë festën e fshatit të tyre.
Blendi Gonxhe Vyshkuri, harrojeni Lazaratin dhe mos u përpiqni ta përdorni Festën e Fshatit si show politik apo si meritë personale.
Ata që e kanë rikthyer këtë traditë nuk kanë nevojë të fshihen pas askujt dhe as të kërkojnë leje për të dashur e nderuar vendin e tyre.
Mos harroni:
Festa e Lazaratit është e Lazaratasve.
Nuk është pronë e asnjë partie, bashkie apo individi.
Lazaratinukharrohet.
Lazarati nuk përvetësohet.
Dhe lazaratasit nuk kanë nevojë për askënd që tu mësoj se si ta duan vendin e tyre.