Ai dërgoi një mesazh të qartë SHBA, Edi Ramës?
Nga Dritan Demiraj*
Keshtjelles prej rere te korbit te Zi dhe te Rilindjes antishqiptare me ne fund dje i erdhi edhe mesazhi i mirepritur nga populli shqiptar nepermjet sekretarit te Shtetit Marco Rubio, mesazh i ndare ne rrjetet sociale nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara te Amerikes.
Në mesazhin e publikuar nga sekretari Marco Rubio theksohet se: Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij te jeteses.
Mesazhi eshte shume i qarte, keni shkaterruar vendin, nuk keni asnje kapacitet prodhues per asgje, keni deshtuar plotesisht te krijoni kushtet per ti sherbyer qytetareve, keni shitur dhe shkaterruar te gjitha pasurite kombetare si nafte, gaz, minerale, pasurite e gjithe Shqiperise dhe me e keqja e keni nxjerre vendin ne shitje pasi po e largoni jashte te gjithe rinine, po e mbushni me shtetas te huaj, nuk mbroni interesat e tij dhe menyren e tyre te jeteses.
Pra me dy fjale per patronazhistet, racen me te ndyre antishqiptare: Paralajmerimi per pergatitjen e funeralit te Rilindjes dhe te sorrave te saj.
Fakti qe e verteton kete panik te largimit te Korbit te zi, eshte ardhja me urgjence e Alexs Sorrosit mbreme, takimi i fshehte, darka më shume se 100 antishqiptare te cilet fshihen ne proteste dhe hiqen si anti establishment me qellim marrjen e kontrollit te saj dhe vazhdimin e axhendes te shpopullimit dhe te mbizoterimit te Shqiperise dhe Ballkanit nga Vucici pas largimit te Korbit dhe te sorrave perverse te Rilindjes.
Duke lidhur te gjitha ngjarjet sa me larte, me informacionet e perditshme qe grumbullojme ketu ne Amerike per deshtimin spektakolar te Korbit per te blere zyrtaret amerikane, fale edhe punes te diaspores (pasi ky i ngaterron amerikanet me Kosat, ambasadoret dhe deputetet e shkumave te partit te BE qe i blen me 5 leke), tashme koha e largimit eshte afer.
Ky eshte momenti qe i gjithe populli i vjedhur te rrise masen e protestave ne menyre me masive, kunder projektit per shitjen e Shqiperise, krijimin e nje qeverie kalimtare 1 vjecare, pastrimin e administrates, rritjen e presionit ndaj SPAK qe nuk po ben asnje arrestim dhe krijimit te kushteve per zgjedhje te reja dhe te ndershme ku grupet e krimit te mos kene mundesi te fusin ne Parlament sorrat dhe sarat e tyre por njerezit qe jane zgjedhur me vullnetin e popullit.
*Ish-ministër i Brendshëm
