Kush është analisti televiziv në marrëdhënie pedofilie?
Gazetari Elton Tozaj prej ditësh është kthyer në gazetarin që po denoncon skandale në botën e showbizit.
Rasti i kompozitorit Adi Hila, me videot e filmuara në studion e tij ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me këngëtare e personalitete të njohura, që dolën sheshit, u provua e vërtetë.
Tozaj, me videon e radhës paralajmëron një tjetër skandal, për të cilin thotë se është i rëndë e për këtë arsye është akoma në verifikim. Por që gjithsesi thotë se do ta publikojë në mbrëmje.
“Një opinionist shumë i njohur televiziv është në marrëdhënie pedofilie. Është një rast i rëndë e jemi në verifikim e sipër.
Sot në darkë do ta publikoj” shprehet Tozaj në një video selfie.