“Kur takova Adriano Çelentanon, ai nuk ishte askush: U martova me një të panjohur”
Claudia Mori, bashkëshortja e artistit të madh Adriana Çelentano, në një rrëfim të sajin për martesën me këtë të fundit, tregon:
“Kur takova Adriano Çelentanon, ai nuk ishte askush: U martova me një të panjohur.
Dhe prej tij dhe me të pata gjithçka, që mund të kesh në 50 vjet, përfshirë momente të kënaqësisë së madhe.
Pata dashuri, respekt, pasion fizik që me kalimin e kohës u shndërrua në dëshirë për të qenë pranë tij gjithmonë.
Natën, kur shkoj në shtrat, them lutjen time të vogël, gjëja e parë që mendoj është se nëse njëri nga ne, unë apo Adriano do të mungonte, shpresoj të jem unë, sepse nuk do të mund ta duroja të kundërtën”.