“Ilir Meta ka mbaruar fizikisht dhe mendërisht, ai është sëmurë…”
Analisti Arjan Curri thotë se Ilir Meta vuan nga probleme të shëndetit mendor, por këtë gjë nuk e pranon.
Analisti tha se Metën e shikon të “dehumanizuar si fizikisht dhe mendërisht”.
Duke komentuar ato që i kanë ndodhur ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Curri tha se nuk i ka mbetur dënim tjetër që mund t’i jepet, pëtveçse “eksekutimit”.
Arjan Curri: Presidentin e kanë zhbërë fizikisht dhe mendërisht. Se këtu tani shkojnë këta të Helsinkit dhe e pyesin atë “A je mirë?”…
Po ç’të duhet, se një njeri që është i sëmurë mendërisht nuk e pranon këtë gjë.
Grida Duma: Po mund të jetë edhe që nuk e pranon mëshirën more.
Arjan Curri: Unë si vëzhgues i jashtëm, e shoh Metën të zhbërë, të dehumanizuar fizikisht dhe mendërisht.
D.m.th ai është dënuar tashmë se nuk ke çfarë i bën më shumë. Ta tërheqësh zvarrë, t’i marrësh erzin, t’i marrësh fytyrën, t’i marrësh emrin…
Ja kanë bërë të gjitha ça do ti bëjnë më, vetëm ekzekutimi mungon.