26 Gusht, 2026

Kryengritja e Lekut që shkatërroi industrinë, ndërsa Rama na shet “Besën”

 Kryengritja e Lekut që shkatërroi industrinë, ndërsa Rama na shet “Besën”

Nga Irena Beqiraj

Suksesi surrelian i forcimit të lekut, pas empatisë që mëton dokumenti “Besa”, do të përmblidhej në një fjali: “Ekonomia po ecën shumë mirë; na vjen keq që ju nuk mund ta përballoni jetesën.”

Kryengritja e lekut jo vetëm që nuk na siguroi çmime më të lira në treg, por na shkatërroi edhe atë pak bazë zhvillimore: industrinë prodhuese që ngritëm gjatë këtyre 30 viteve të ekonomisë së tregut.

Sipas të dhënave zyrtare, pikërisht në vitet kur kryengritja e lekut nisi mësymjen e saj, me pretendimin se do të na ofronte një jetë më të mirë, gjatë periudhës 2023–2025, Shqipëria hyri në fazën e dytë të deindustrializimit. Sektori i prodhimit u tkurr me 8.4% në vitin 2023, me 7.5% në vitin 2024 dhe me 2.6% në vitin 2025.

Forcimi agresiv i monedhës vendase, lekut shqiptar, rriti kostot për eksportuesit, detyroi mbylljen e fabrikave dhe shkaktoi një kolaps në sektorët nxjerrës dhe në industrinë e veshjeve.

Ndërkohë, ndërsa përvoja ekonomike ulërin se “pa prodhim nuk ka zhvillim”, mbi gërmadhat e këtij suksesi surrelian, qeveria është detyruar të sakrifikojë e shesë jo vetëm tokën, por edhe “Besën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *