24 Shtator, 2026

Klejd Akarepi, “Agjenti 007” i Sarandës (me nofkën kriminale Xebi)

 Klejd Akarepi, “Agjenti 007” i Sarandës (me nofkën kriminale Xebi)

Nga Arben Llangozi, avokat

Dje Prokuroria e Sarandës ka kërkuar sekuestrimin e Central Park në Ksamil, një hotel me rreth 40 dhoma. Por ndërsa institucionet shkojnë sot te objekti i përfunduar, pyetja është se çfarë ndodhte kur ky hotel ndërtohej dhe kush kishte përgjegjësinë për territorin.

Klejd Akarepi ka qenë punonjësi i policisë përgjegjës për zonën e Ksamilit. Një hotel me 40 dhoma nuk ndërtohet brenda natës. Ngrihet kat pas kati, për muaj të tërë. Çfarë konstatoi Akarepi? Çfarë raportoi? Çfarë referoi dhe çfarë masash mori?

Por çështja nuk mbaron te ndërtimet pa leje. Në Sarandë qarkullojnë prej kohësh akuza të rënda ndaj Akarepit për lidhje me elementë kriminalë, narkotrafikun dhe shpërndarjen e drogës. Akarepin e njeh gjithë qyteti si shpërndarës droge.

Në një qytet të vogël si Saranda, ku njerëzit njohin njëri-tjetrin dhe ku aktiviteti i punonjësve të policisë është publikisht i dukshëm, Prokuroria dhe AMP nuk mund të mjaftohen me heshtje përballë akuzave të kësaj peshe.

Sot sekuestrohet Central Park. Po kush e kontrollonte Ksamilin kur ndërtohej? Prokuroria e Sarandës dhe AMP duhet të hetojnë deri në fund,  Central Park, ndërtimet pa leje, përgjegjësinë e strukturave që kontrollonin Ksamilin dhe njëkohësisht edhe shpërndarësin e drogës Klejd Akarepin.

Nuk mjafton të sekuestrosh hotelin pasi është ndërtuar. Duhet të zbardhësh edhe kush kishte detyrën ta ndalonte.

Pyetja që lind është, sa para ka marrë AMP-ja, për të mbyllur sytë dhe për të mos hetuar Klejd Akarepin, dhe kush brenda institucionit e ka mbrojtur gjatë gjithë kësaj kohe?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *