24 Shtator, 2026

Denoncimi: Klejd Hakarepi më bëri presion për para, ia dhashë edhe pse objektin e kisha me leje

 Denoncimi: Klejd Hakarepi më bëri presion për para, ia dhashë edhe pse objektin e kisha me leje

Një denoncim i rëndë vjen nga Ksamili ndaj punonjësit të policisë Klejd Hakarepi, i njohur me nofkën “Xebi”. Një qytetar deklaron se Hakarepi i ka ushtruar presion për t’i dhënë para, megjithëse, sipas denoncuesit, objekti i tij ishte i pajisur me leje. Pagesa është bërë në vitin 2023.

Denoncimi shoqërohet me disa video që dokumentojnë takimet. Në videon e parë Hakarepi shfaqet duke mbërritur me një automjet privat pranë banesës së qytetarit.

Gjatë komunikimit shihet duke bërë gjeste të forta me duar dhe këmbë duke bërë presion. Qytetari deklaron se pikërisht në këtë takim i është ushtruar presion për paratë.

Në videon e ditës tjetër dokumentohet takimi i radhës pranë automjetit të komisariatit ksamil. Qytetari deklaron se pikërisht atë ditë i ka dorëzuar Hakarepit paratë e kërkuara.

Pra, nuk kemi vetëm një akuzë të hedhur me fjalë. Kemi një qytetar që denoncon një ngjarje konkrete dhe video që dokumentojnë takimet, ardhjen me automjet privat dhe praninë e mëvonshme me automjetin e punës. Momenti i dorëzimit të parave shihet qartë në video.

Madje qytetari deklaron se e ka denoncuar më parë këtë aferë, por pretendon se Klejd Hakarepi, “Xebi”, mbrohet nga drejtuesja e Prokurorisë së Sarandës, Silvana Belishta pasi ajo është prokurore e çështjes. Këtë mbrojtje e bën për shkak të njohjeve që, sipas tij, Xhebi ka me bashkëshortin e saj, gjithashtu punonjës policie në Sarandë.

Prokurorja Silvana Belishta kërkoi pushimin e procedimit, por gjykata e rrëzoi kërkesën dhe e ktheu çështjen për vijimin e hetimeve dhe formulimin e akuzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *