5 Qershor, 2026

“Ik ore pi*dhuni, qelbësira” – Ylli Manjani sulmon bashkëbiseduesit dhe largohet nga emisioni

 “Ik ore pi*dhuni, qelbësira” – Ylli Manjani sulmon bashkëbiseduesit dhe largohet nga emisioni

Ish-ministri Ylli Manjani ka debatuar ashpër mbrëmjen e kësaj të enjte me panelistët e tjerë të ftuar në emisionin e Erla Mhillit, pasi reagimit të fortë që bëri në studio në momentet e para, duke sharë mbrapsht, live, protestuesit që e kishin ofenduar në rrjetet sociale.

“Vota këtu lëshohet si lopa bajgën”, tha Ylli Manjani, duke cituar një shprehje popullore, ndërsa ndërhyri aktivistja Edlira Çepani, e cila tha se protestuesit nuk ishin “bajgë” por njerëz të vuajtur.

Nxjerrja e fjalës së tij nga konteksti nervozoi ish-ministrin dhe juristin e njohur, i cili ju kthye keq Çepanit, ndërsa kjo e fundit mbronte fortë protestuesit dhe të drejtën e tyre për të mbushur sheshet dhe bulevardin qendror të Tiranës.

Ylli Manjani këmbënguli se ai kishte cituar një shprehje popullore dhe në asnjë moment nuk kishte ofenduar protestuesit.

Nisur nga gjuha e tij e ashpër, në bisedë u përfshi edhe analisti Fitim Zekthi, ndaj të cilit juristi shpërtheu edhe më keq.

“Ik ore pi*dhuni, qelbësira”, u shpreh Ylli Manjani, derisa u largua nga studio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *