Andi Bushati përplaset me shërbëtorin mediatik të Ramës: O druvar, kryeministri po i bën gojore Kushnerit dhe Trumpit
Andi Bushati ka debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Albatros Rexhajn dhe Ardit Bidon për protestën dhe Zvërnecin.
Andi Bushati: Ka një pyetje që qarkullon, ideja që një konspiracioni, është shtuar se përse hyri SPAK. Mund të bëjmë hipoteza, por duhet të lexojmë edhe dosjen e SPAK. Besoj se duke e lexuar kam përgjigjen. Po të shohësh ke dosjen e SPAK, ke vetëm në prill dhe maj, mbi 7-8 transaksione, shitje pronash, të cilat nuk janë me vendime të formës së prerë, që kalojnë në drejtim të Artur Shehut dhe njerëzve të tij. Prandaj hyri SPAK-u, sepse muajt e fundit u shtuan në mënyrë galopante transaksionet për ta mbyllur në mënyrë jashtëligjore problemin e pronësisë. Kjo përkon me vënien e gardhit, me telat me gjemba dhe me fadromat që u panë.
Albatros Rexhaj: Gardhi u vendos pasi u dogj makineri me vlerë 200 mijë euro brenda një nate apo jo?
Ardit Bido: Jo, jo, nuk është ashtu.
Andi Bushati: Unë them se kjo është vjedhje edhe sikur pronësia të ishte e kulluar. Por fakti që pronësia nuk është e kulluar, tregon se shteti dhe qeveria janë partner me Artur Shehun. Polici i Vlorës u pushua nga puna dhe bën sehir kur dhunohen njerëzit, përkon me tjetërsimin e pronave pa vendime të formës së prerë, këtu ka bashkëpunim. Me çfarë përkon kjo tjetër, edhe sikur prona të ishte e kulluar, ka problem. Çfarë na tha Rama për telin me gjemba dhe bashibozukët? Tha ne jemi kundër telit me gjemba, bodigardëve të neveritshëm, por nga ana tjetër tha i kam dhënë leje zhvillime, pasi aty po vijnë kokat e inxhinierisë mjedisore të planetit.
Albatros Rexhaj: E çfarë ka këtu?
Andi Bushati: Ore ti punon druvar? Ta mbaroj! Aty do të vijnë kokat, por asnjë debil nuk beson se kokat e inxhinierisë mjedisore kanë nevojë për tela me gjemba, bodigardët…
Albatros Rexhaj: Këtë lidhje e bën ti, bën spin ti Bushat.
Andi Bushati: Telat me gjemba ishin për ti ruajtur ata? Ka një gjë të thjeshtë, aty duheshin bërë punime, në bashkëpunim me ata që po vidhnin pronat për të mbyllur vjedhjen dhe për ti vënë kapak gjësë. Aq i fortë qe ky presion, sa Arlindi protestonte dhe asnjë media nuk foli. Mediat që shajnë protestuesit, ishin bashkëpunëtorë të këtij koalicioni, që kjo tokë duhet vjedhur pasi këtë e do Rama, se do ti bëjë gojore Kushnerit dhe Trumpit. Nëse nuk kuptojmë këtë histori ne sillemi kot, me mjedisorë, marksistë, patriotë anti grekë.
Albatros Rexhaj: Po gjithë bota po i bën gojore atij.
Andi Bushati: Rama tha si ka mundësi, kaq shumë interesohen mediat greke, për mjedisin? Atëherë nuk kishin dalë mediat amerikane. Po Fox News? Po prishet turizmi i Floridës? Thotë protestë mjedisore për konflikte pronësie. Po Mother Jones i Soros? Po New York Times? Po CNN?
Ardit Bido: CNN e urren Kushnerin.
Andi Bushati: Mirë grekët, që kanë hallin e Korfuzit, po amerikanët kanë hallin e turizmit?
Ardit Bido: Në vitin 2009 është marrë vendim për kthimin e pronës së Artur Shehut, pasardhësve të Shehut me pretendimin se i takonte si dhënie prej sulltanit si tokë. Banorët pretendojnë se i ishte dhënë shehut të kaninës, për të vjelë taksat. Po në të njëjtin vit, janë refezuar kërkesat për kthim prone nga disa fise në zonë, që kishin dokumente të blerjes në 30 dhe shpronësime. Ajo pronë është regjistruar në emër të Artur Shehut. Të gjithë të tjerat kanë filluar procese gjyqësore. Janë edhe banorët që e pretendojnë në bazë të ligjit 7501.